UBT News

Frank Ocean do të rikthehet në festivalin “Coachella” në vitin 2023

Mandatory Credit: Photo by Charles Sykes/Invision/AP/Shutterstock (10229705q) Frank Ocean attends The Metropolitan Museum of Art's Costume Institute benefit gala celebrating the opening of the "Camp: Notes on Fashion" exhibition, in New York Costume Institute Benefit celebrating the opening of Camp: Notes on Fashion, Arrivals, The Metropolitan Museum of Art, New York, USA - 06 May 2019

Ylli i njohur amerikan, Frank Ocean, do të jetë ndër performuesit kryesor në festivalin e muzikës “Coachella” që mbahet në vitin 2023.

Këngëtari 33-vjeçar i cili nuk ka performuar live nga viti 2017, ishte planifikuar të performojë në edicionin e vitit 2020 të kësaj ngjarjeje madhore të muzikës, krahas yjeve të shumtë si: Travis Scott, Lana Del Rey, Lil Uzi Vert, Thom Yorke, dyshja e muzikës “Run the Jewels”, FKA twigs, DaBaby, 21 Savage, Lil Nas X dhe grupi “Rage Against the Machine”, por fatkeqësisht festivali u shty për shkak të pandemisë COVID-19.

Dhe derisa disa prej emrave më të shquar të muzikës do të rikthehen në skenën e kësaj ngjarjeje në prill të vitit të ardhshëm, Frank Ocean nuk do të ketë mundësi të performojë deri në vitin 2023.

Bashkëthemeluesi i festivalit, Paul Tollett, deklaroi për gazetën “LA Times”: “Aktualisht gjërat janë lëmsh. Unë thjeshtë po mundohem të jem sa më i drejtë me artistët dhe korrekt me të gjithë fansat e festivalit, si dhe të sigurohem që eventualisht të kenë mundësi t’i ndjekin performancat e të gjithë yjeve për të cilët kemi diskutuar”.

Edicioni i vitit 2022 i kësaj ngjarjeje megjithëkëtë do të përfshijë koncerte të muzikantëve të tillë, si reperi Travis Scott, grupi “Rage Against the Machine” dhe rep artistet Megan Thee Stallion dhe Doja Cat.

Festivali shumë të ndjekur nga publiku, “Coachella Valley Music and Arts Festival”, zyrtarisht do të rikthehet në pranverën e vitit të ardhshëm dhe mbahet në fundjavat e 15-17 dhe 22-24 prill 2022 në Kaliforni.

“Coachella”, që u detyrua të shtyhej 2 herë si pasojë e pandemisë, planifikohej të mbahej në prill të këtij viti, por shpresat që një gjë e tillë të ndodhë u shkatërruan në muajin janar, kur zyrtari i shëndetit publik i ngarkuar me qarkun Riverside, ku tradicionalisht mbahet festivali, e nënshkroi një urdhër të shëndetit publik që e anulonte këtë ngjarje dhe festivalin simotër të muzikës country, “Stagecoach”./koha

Exit mobile version