UBT News

Franco Harris ndërron jetë në moshën 72-vjeçare

Franco Harris, i cili konsiderohet se ka luajtur disa nga ndeshjet më ikonike në historinë e NFL, ka vdekur në moshën 72-vjeçare.

Djali i tij, Dok, tha për The Associated Press se babai i tij ndërroi jetë gjatë gjatës, ndërsa nuk tregoi shkakun e vdekjes.

Harris njihet si atelet tejet i dalluar i futbollit amerikan, e sidomos për ndeshjen “Immaculate Reception” e mbajtur më 1972, ku stadiumi numëronte mbi 50 mijë tifozë, raporton UBT News.

“Ajo ndeshje vërtetë reprezantoi skuadrat tona të viteve 70-ta”, tha Harris, kur ndeshja “Immaculate Reception” ishte votuar si ndeshja më e madhe në historinë e NFL, më 2020.

Pas karrierës së tij të bujshme, Harris zgjodhi të qëndrojë në Pittsburgh, ku hapi një furrë dhe u përfshi në bamirësi të shumta./UBTNews/

Exit mobile version