UBT News

Franco Foda publikon listën e të ftuarve për miqësoret e marsit

Përzgjedhësi i ri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda e ka publikuar listën e 24 futbollistëve të cilët do t’i ketë në grumbullim për dy miqësoret, kundër Armenisë më 22 mars dhe kundër Hungarisë më 26 mars.

Këto dy miqësore janë sfidat e para të Kombëtares së Kosovës nën drejtimin e trajnerit gjerman bashkë me stafin e tij.

Dardanët do të grumbullohen të hënën (më 18 mars), teksa stërvitjen e parë do ta zhvillojnë në të njëjtën ditë në orën 16:00, në Kampin Nacional në Hajvali./UBTNews/

Exit mobile version