Përzgjedhësi i ri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda e ka publikuar listën e 24 futbollistëve të cilët do t’i ketë në grumbullim për dy miqësoret, kundër Armenisë më 22 mars dhe kundër Hungarisë më 26 mars.
Këto dy miqësore janë sfidat e para të Kombëtares së Kosovës nën drejtimin e trajnerit gjerman bashkë me stafin e tij.
Dardanët do të grumbullohen të hënën (më 18 mars), teksa stërvitjen e parë do ta zhvillojnë në të njëjtën ditë në orën 16:00, në Kampin Nacional në Hajvali./UBTNews/