Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme (e premte) ndaj Armenisë, ku ka treguar se janë gati dhe të përgatitur për këtë sfidë.
“Dardanët” do të luajnë nesër ndaj Armenisë në takimin që është paraparë të zhvillohet në kryeqytetin armen, me fillim nga ora 17:00.
Për këtë ndeshje ka folur përzgjedhësi Foda, i cili është i kënaqur me stërvitjet e lojtarëve dhe sipas tij të gjitha janë në gjendje të mirë për ndeshjen e nesërme.
Në anën tjeter ai theksoi se asnjëra nga skuadrat nuk është favorit për të fituar, por thekson se Kosova është gati për fitore.
“Armenia dhe Kosova kanë lojtarë shumë të mirë sidomos teknikisht dhe që të dyja kanë paraqitje solide. Në tri ditët e fundit jemi koncentruar në aspektin taktikë. Do të luajmë në mënyrë sa më agresive dhe të sulmojmë sa më shpejt. Nuk e di se kush është favorit i ndeshjes, por e di se jemi përgatitur për këtë ndeshje dhe duam ta fitojmë këtë dhe çdo ndeshje tjetër”, deklaroi ai./UBTNews/