Franco Foda pritet të emërohet përzgjedhës i ri i Përfaqësueses së Kosovës, ku në këtë pozitë do ta zëvendësojë Primoz Glihan, të cilit i skadoi kontrata me FFK-në.
Kontrata e tij me FFK-në do të nënshkruhet brenda 72 orësh, ku fillimisht ai do t’i ketë katër ndeshje miqësore, më pas ndeshjet zyrtare të Ligës së Kombeve.
Kosova në këtë garë është në grup me Rumaninë, Qipron dhe Lituanin ose Gjibraltarin, e ku synon që të dalë e para në këtë grup.
57-vjeçari më herët ka drejtuar skuadra si Sturm Graz, Kaiserslautern , kombëtaren e Austrisë dhe së fundmi Zurich .
Foda preferon rreshtimet 3-4-2-1, 4-4-1-1 dhe 4-2-3-1.
Ai me Austrinë luante me formacionin 4-2-3-1, ku arriti të shkonte në mesin e 16-të më të mirave për t’u eliminuar pastaj nga Italia që e fitoi turneun, me një ndeshje të ngushtë që u mbyll 2-1.
Loja e Fodas bazohet në posedim të topit./UBTNews/