Në Francë ka filluar të rikthehet përshëndetja tradicionale “la bise”, pra me pak fjalë francezët kanë filluar të puthen sërish.
Më shumë se 70% e popullsisë në Francë është vaksinuar tashmë plotësisht, fakt që lejon njerëzit të zhvillojnë sërish zakonet e tyre tradicionale, siç është puthja.
Rrugëve të Parisit sheh sërish njerëz që shkëmbejnë puthje shoqërore, të cilat janë fiksuar edhe nga kamerat e televizioneve, një veprim i ndaluar që prej Marsit 2020-ës nga masat e ashpra kundër përhapjes së pandemisë.
“Ne e kishim ndaluar për të respektuar distancimin shoqëror, por është një ritual që më pëlqen shumë,” tha nëpunësi civil Vincent Seznec, pasi përshëndeti miqtë me një puthje.
Ndërsa është i vaksinuar, ai nuk sheh asnjë arsye për të mos përshëndetur shoqërinë me puthje, shkruan Reuters.
“Më mirë të vaksinoheni dhe të puthni njëri -tjetrin sesa të mos vaksinoheni dhe të mos puthni njëri -tjetrin,” tha ai./Ora News/