Certifikata e vaksinimit të Covid-19 do të jetë e detyrueshme për shërbimet e transportit publik, tha sot zëvendësministri i Transportit në Francë, Jean-Baptiste Djembari.
Ky vendim pritet të hyjë në fuqi midis datës 7 deri 10 gusht.
“Ligji për këtë masë, i cili u miratua nga Parlamenti Francez më 26 Korrik, pritet të botohet (në Gazetën e Qeverisë) më 7 gusht dhe do të hyjë në fuqi në ditët në vijim, midis 7 dhe 10 gushtit”, njoftoi Djebari në rrjetin e lajmeve BFMTV / RMC.
Detyrimi për të paraqitur një certifikatë shëndetësore, që tregon nëse individi ka përfunduar vaksinimin, ose është shëruar nga Covid-19 ose ka rezultuar negativ nga tamponi, kryesisht ka të bëjë me fluturimet vendase, trenat TGV, Intercity (me distanca të gjata) dhe fluturimet e natës, theksoi ministri, i cili gjithashtu pranoi se për transportin hekurudhor kontrollet do të jenë “masive” por jo “sistematike”, raporton oranews.
“Ne do të përpiqemi ta bëjmë atë në një mënyrë sa më funksionale dhe të rrjedhshme, në mënyrë që të kemi një përqindje të mirë të kontrollit dhe në të njëjtën kohë të mos e bëjmë jetën të vështirë për udhëtarët”, tha ai zëvendës ministri.
Duke pasur parasysh numrin e udhëtarëve çdo ditë, 400,000 siç tha ai, kontrollet e certifikatave shëndetësore nuk mund të jenë sistematike.