UBT News

France Football publikon nominimet për çmimin e lojtarit të shekullit

Gazeta e famshme, France Football, e cila jep ‘Topin e Artë’, që këtë sezon vendosi të mos e jepte si shkak i pandemisë COVID-19, nën arsyetimin se shumë ndeshje u anuluan e u shtyen për më vonë, do të ndajë çmimin “Lojtari i Shekullit”, ani pse kanë kaluar vetëm 20 vite nga ky shekull.

Ky çmim do të dhurohet nga Globe Soccer Awards, organizuar nga EFAA (Asociacioni Evropian i Agjentëve të Lojtarëve. Globe Soccer Awards ka publikuar në rrjetin e tyre social nominimet për çmimin “Lojtari i Shekullit” dhe “Klubi i Shekullit”.

Të nominuarit për çmimin “Lojtari i Shekullit” janë: Andrea Pirlo, Andres Iniesta, Andriy Shevchenko, Arjen Robben, Cristiano Ronaldo, David Beckham, Fabio Cannavaro, Francesco Totti, Frank Lampard, Gianluigi Buffon, Iker Casillas, Kaká, Kylian Mbappé, Lionel Messi, Luka Modric, Luís Figo, Manuel Neuer, Mohamed Salah, Neymar, Philipp Lahm, Robert Leëandoëski, Ronaldinho, Ronaldo, Sergio Ramos, Steven Gerrard, Xavi, Zinedine Zidane, Zlatan Ibrahimovic.

E në çmimin tjetër që do të ndajë France Football, që dhurohet nga Globe Soccer Awards, “Klubi i Shekullit”, të nominuar janë këto klube: Al Ahly, Barcelona, Bayern Munich, Juventus, Liverpool, Manchester United, Paris Saint-Germain dhe Real Madrid.

Përveç këtyre çmimeve, Globe Soccer Awards ndanë edhe dy çmime të tjera, atë të “Trajneri i Shekullit” dhe “Agjenti i Shekullit”./UBTNews

Exit mobile version