Nga gushti në dhjetor, Franca uli konsumin e saj total të gazit me 10.5 për qind, sipas të dhënave të rregulluara për efektet klimatike dhe krahasuar me nivelin para pandemisë në 2019, njoftoi sot operatori i rrjetit GRTgaz.
“Rënia e konsumit të gazit në ndërmarrjet industriale të lidhura me rrjetin e transmetimit arriti në 22,1 për qind”, thuhet në një deklaratë të GRTgaz.
Operatori francez i rrjetit shtoi se ulja e konsumit familjar gjithashtu kontribuoi në kursimin e përgjithshëm të gazit.