Soumana Boura, një udhëheqës i të ashtuquajturit Shteti Islamik në Saharanë e Madhe, u vra në një sulm me dron, kështu deklaroi sot ushtria franceze.
Ai ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e punonjësve francezë të ndihmës në gusht të vitit 2020 në vendin e Afrikës Perëndimore, tha ministria franceze e mbrojtjes.
Ushtria franceze tha se Boura u vra më 20 dhjetor në një sulm ajror të kryer nga forcat anti-terroriste “Operation Barkhane” në veri të Tillabéri, në veriperëndim të Nigerit.
Militanti ishte i dyshuari kryesor për vrasjet në gusht të vitit 2020 të gjashtë punonjësve të ndihmës dhe dy udhërrëfyesve të tyre lokalë, ndërsa ata ishin në një vizitë. Grupi xhihadist kishte marrë përgjegjësinë për vrasjet.
Koloneli Pascal Ianni, zëdhënësi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë franceze, i tha AFP-së se Boura kishte filmuar ekzekutimin e tetë viktimave në gusht dhe kishte mbikëqyrur publikimin e pamjeve./UBTNews/