UBT News

Franca i jep nënshtetësinë 12 mijë punëtorëve të huaj, “një falënderim për ndihmën gjatë pandemisë”

Qeveria franceze ka vendosur të përshpejtojë dhe të thjeshtësojë procedurat për nënshtetësi për rreth 16 mijë punëtorë të huaj, si falënderim për ndihmën që i kanë dhënë vendit gjatë periudhës së gjatë dhe të vështirë të pandemisë nga COVID-19.

Bëhet fjalë për kategori punësh të ndryshme, kryesisht në terren, si infermierë, sanitarë, punonjës të sigurisë, kujdestarë të moshuarve.  Për këto profile procedura e nënshtetësisë u ul nga 5 në 2 vite, me thjeshtësim të kritereve burokratike për të aplikuar. SI pasojë, nga 16 mijë kërkesat, 12 mijë u pranuan.

“Këto punëtorë iu përgjigjën thirrjeve të kombit, pra është normale që kombi të marrë përgjegjësi për to, dhe t’i falënderojë”, deklaroi ministrja për Nënshtetësinë, Marlene Schiappa.

Kjo nuk është iniciativa  e parë e qeverisë franceze ndaj këtyre kategorive të sakrifikuara gjatë emergjencës sanitare. Në prillin e vitit 2020, operatorët sanitarë në spitale u shpërblyen me rreth 1500 euro bonus.   

Exit mobile version