UBT News

Franca akuzon personin e parë për rrëzimin e avionit të Sharm el-Sheikh në 2004

Franca ka akuzuar personin e parë për rrëzimin vdekjeprurës të avionit në brigjet e Sharm el-Sheikh, në vitin 2004.

Mohamed Nour, ish-shefi ekzekutiv i Flash Airlines, u padit për “vrasje të pavullnetshme” në dhjetor, ka konfirmuar një burim gjyqësor. Kjo është hera e parë që dikush akuzohet në këtë hetim, 18 vjet pas aksidentit.

Të gjithë 148 pasagjerët dhe ekuipazhi, përfshirë 134 shtetas francezë, vdiqën kur Boeing 737 u rrëzua në Detin e Kuq më 3 janar 2004. Një hetim zbuloi se aeroplani kishte rënë vetëm tre minuta pas nisjes nga Egjipti, por shkaku i aksidentit nuk është përcaktuar.

Ish-ekzekutivi akuzohet se ka lejuar ekuipazhin e aeroplanit të fluturojë pa kualifikimet e nevojshme, trajnimin ose kohën e pushimit – sipas AFP-së.

Familjet e viktimave e kanë mirëpritur aktakuzën pas një beteje të gjatë ligjore, ku Egjipti është kritikuar për mungesë bashkëpunimi në hetim./UBTNews/

Exit mobile version