Ylli i tenisit, Roger Federer publikoi një fotografi me yjet koreane të popit, Blackpink, nga Parisi. Fotografia e tyre u bë virale dhe mori mbi 1 milion pëlqime.
“Fëmijët e mi thanë se ky ishte një postim i duhur për Instagram”, komentoi fituesi i 20-fishtë i Grand Slam-it, pasi arriti mbi 1 milion pëlqime.

Blackpink – i përbërë nga katër anëtarë, Jennie, Jisoo, Lisa dhe Rosé – është një nga grupet më të mëdha në botë, me më shumë abonentë në YouTube se çdo artist tjetër muzikor dhe një ushtri fansash të njohur si “Blinks”./UBTNews/