UBT News

Fotoja e pamasë e diellit, më e qarta e bërë ndonjëherë nga toka

Një pamje tërësisht e kuqe gjaku e diellit, besohet se është një nga fotot më të qarta të bëra ndonjëherë nga Toka.

Imazhi i yllit në flakë u bë duke përdorur një teleskop ultra të ndjeshëm, nga fotografi astronomik amerikan Andrew Mccarthy.

Ai ka bashkuar me pas mijera imazhe me njëra tjetrën për të arritur detaje deri tani të papara të diellit, që është 93 milionë milje larg tokës. Andrew, nga Kalifornia, ka qenë duke fotografuar hënën e diellin prej tre vjetësh, por vetëm këtë muaj nisi sfidën e tij më unike.

Realizimi i tij  u bë duke marrë rreth 100,000 foto individuale– me një shpejtësi prej rreth 100 foto në sekondë, para bashkimit të tyre me njëra-tjetrën në formën e nje shtrese te vetme.

Duke përdorur teleskopin e tij të ri Andrew ka realizuar pamjen më të detajuar të diellit të bërë ndonjehere nga Toka. Diametri i yllit tonë është rreth 700,000km.

Imazhi gjigand prej 230 megapixel, e tregon diellin në një ngjyrë të kuqe dramatike, në sfondin e një qiellit të errët. Në foto mund të shihet dhe plazma në anët e jashtme të diellit, duke shpërthyer jashtë gjigandit të gaztë.

Andrew poston rregullisht fotot e tij në @cosmic_background në Instagram, ndersa tha: “Jam shumë i lumtur per rezultatin final, nuk e dija që imazhi do të dilte kaq mirë. Do të përpiqem të krijoj të tjera imazhe si këto. Kam krijuar një teleskop të ri solar që më jep një gjatësi fokusi prej 4000mm, në një zmadhim prej 10x nga teleskopi i mëparshëm. Kam përdorur gjithashtu teknikën e ‘imazhit me fat’, në mënyrë që kuadrot e një sesioni të vendosen bashkë, për të reduktuar efektet e atmosferës”.

“Këto foto janë bërë pak para mesditës, kur dielli ishte lart në qiell, por atmosfera e tij është relativisht e qetë. Objektet rrotull anëve të diellit është masa e plazmës e varur në atmosferën diellore, e mbajtur nga fusha e fuqishme elektromagnetike të diellit”.FOTO GALERI1/6

Exit mobile version