UBT News

Fotoja e Messit me Kupën e Botës është postimi më i pëlqyer nga një sportist në Instagram

Disa orë pasi udhëhoqi Argjentinën drejt fitores së Kupës së Botës FIFA, Lionel Messi hyri në Instagram për të shkruar një shënim të përzemërt për mbështetësit e tij. Legjenda e futbollit postoi një seri fotografish të tij dhe ekipit të tij duke mbajtur trofeun prestigjioz të Kupës së Botës FIFA Jules Rimet.

Postimi në Instagram është kthyer në postimin më të pëlqyer të një sportisti, duke tejkaluar postimin e Cristiano Ronaldos ku ai dhe Messi luanin shah. Postimi ka mbledhur afër 56 milionë pëlqime.

Në postimin e tij në Instagram, Messi shkroi: “Falenderoj shumë familjen time, të gjithë ata që më mbështesin dhe gjithashtu të gjithë ata që besuan tek ne. Ne demonstrojmë edhe një herë se argjentinasit, kur luftojmë së bashku dhe të bashkuar, jemi të aftë të arrijmë atë që kemi vendosur të bëjmë. Merita i takon këtij grupi, që është mbi individualitetet, është forca e të gjithëve që luftojnë për të njëjtën ëndërr që ishte edhe ëndrra e të gjithë argjentinasve”.

Messi të dielën njoftoi se do të vazhdojë të luajë futboll për Argjentinën pasi siguroi titullin e Kupës së Botës FIFA 2022 me kombëtaren e tij, duke mposhtur kampionët në fuqi, Francën.

“Jo, nuk do të tërhiqem nga kombëtarja e Argjentinës. Unë dua të vazhdoj të luaj si kampion”, tha ai, sipas Goal.com./UBTNews/

Exit mobile version