UBT News

Fotografia e gruas kineze për markën Dior ngjalli reagime!

Një fotografe kineze ka kërkuar falje për ‘injorancë’ pasi një fotografi që ajo e realizoi për brendin francez, Dior, ngjalli reagime.

Fotografia e artistes Chen Man, shfaq një grua për të cilën përdoruesit kinezë thanë se po i jetësonte stereotipet perëndimore të fytyrave aziatike.

“E fajësoj veten për papjekurinë dhe injorancën në punën time”, shkroi ajo në rrjete sociale.

Kurse nga marka Dior, fotografia që më parë u shfaq në një ekspozitë në Shanghai, u fshie.

“Dior, si gjithmonë, i respekton ndjenjat e popullit kinez… Nëse ndodhë ndonjë gabim, Dior duhet të jetë i hapur për reagime dhe t’i përmirësojë ato”, thuhet në reagimin e kompanisë së modës në llogarinë e saj në Weibo.

Fotoja u shfaq fillimisht më 12 nëntor, por menjëherë ngjalli reagim te disa përdorues të internetit – dhe më pas nga mediat lokale.

Lëkura e errët dhe sytë e mëdhenj janë tipare të femrave aziatike, andaj edhe në reklamat zakonisht realizohen me këto modele./UBTNews

Exit mobile version