UBT News

Fotografi që i jep jetë Ganës

James Barnor filloi të realizonte fotografi që nga viti 1940, me kamerën e llojit Baby Brownie.

Tani ai është 91-vjeçar, është fotografi i parë ndërkombëtar i shtypit në Gana rreth kohës së pavarësisë. Ai tani realizon fotografi me shumë pasion, teksa ndoqi edhe një kurs për fotografinë dixhitale gjatë pensionimit.

Krijimtaria e tij 75-vjeçare pasqyron jetën shoqërore të Ganës dhe Britanisë, meqë ai jetoi në të dy vendet për disa vjet. Gjithë këtë krijimtari e ka shfaqur në një ekspozitë në galerinë Serpentine të Londrës./UBTNews

Exit mobile version