UBT News

Fotografi që eksploron botën përmes lensit të kamerës

Ziya Akturer është fotograf turk që kombinon punën artistike me punën e tij si agjent i sigurimeve. Në vitin 2006, ai bleu aparatin e tij profesional pas vizitës në Filipine.

Shumë shpejt e kuptoi se e gjen veten te fotografitë e udhëtimit dhe atyre ua dedikoi jetën. Disa vite më vonë, ai dha dorëheqje nga puna e tij për të udhëtuar dhe eksploruar botën përmes lensit të kamerës.

Sot Akturer është një fotograf i suksesshëm që fokusohet në peizazhet ekzotike dhe realizon portrete të banorëve nga vendet e largëta. Disa vjet më parë, një kompani ajrore e ftoi atë të vizitonte mbretëritë e Kamerunit dhe më pas të promovonte bukurinë e saj me fotot e tij.

Atij i pëlqen të realizojë fotografi të njerëzve dhe vendeve. E konsideron mision të eksplorojë kulturat ekzotike me kamerën e tij.

“Nëse heroi yt është i bukur, edhe fotografia s’ka si të mos jetë e bukur”, deklaroi Ziya Akturer.

Në Kamerun, ai shpesh realizon fotografi të subjekteve përmes shprehjeve të tyre të fytyrës ose veshjes, dhe kjo tregon shumë rreth personalitetit dhe stilit të tyre të jetesës. Personazhet e tij të preferuara janë fëmijët./UBTNews

Exit mobile version