UBT News

Foto e ditës: Burri i përlotur falënderon stafin mjekësor që i shpëtuan jetën gruas së tij

Dita Ndërkombëtare e Infermierëve festohet çdo vit nga data 6 deri në 12 maj, që është ditëlindja e Florence Nightingale, themeluesja e infermierisë moderne.

Në këtë ditë nderohet profesionalizmi dhe angazhimi i infermierëve që kujdesen për pacientët në sistemin e shëndetit publik.

Tema për vitin 2021 është #WeAnswerTheCall që në shqip do të thotë “Ne ju përgjigjemi thirrjeve [për ndihmë]”.

Mirëpo në rrjete sociale këtë herë bëri bujë kjo fotografi ku shihet një burrë teksa falënderon infermierët që i shpëtuan jetën gruas së tij, në fund të muajit mars.

Burri mbante lart një parullë pranë dritares së Qendrës Mjekësore, ku thuhej: “Faleminderit të gjithë juve në emergjencë që ia shpëtuat jetën gruas sime, ju dua të gjithëve”.

Swendsen, gruaja që e postoi këtë fotografi në rrjetet sociale, tha se “burrit i rridhnin lotët nëpër faqe ndërsa po qëndronte në distancë”.

Ajo tha se doli jashtë dhe e pyeti se si ishte gruaja e tij. Pacientja ishte duke bërë shumë më mirë dhe e njoftoi se ishte duke shkuar në shtëpi.

“Unë nuk e njoh atë, nuk e njoh gruan e tij, por gjatë 13 viteve të fundit si infermiere, e kuptova, kjo është arsyeja pse ne e bëjmë atë – kohët janë të vështira, por ne bëjmë ndryshim”, tha Swendsen./UBTNews

(Arjeta Ibishi, studente në Media dhe Komunikim në UBT)

Exit mobile version