UBT News

Formula 1/ Një makinë e re në pistë, Ferrari prezanton modelin SF-24

Mesditën e sotme është zbuluar modeli i ri i automjetit të Ferrarit, i quajtur SF-24.

“Rossa” e re e Charles Leclerc dhe Carlos Sainz u prezantua në një video të shkurtër e cila u mundësoi miliona fansave, mediave dhe konkurrencës të dinë rreth modelit të tyre të ri.

Rreth dyzet minuta pas prezantimit virtual, ishte Carlos Sainz ai që ‘pagëzoi’ modelin SF-24 në pistë. Dita e xhirimeve është planifikuar për të mërkurën më 14 shkurt për një pamje më thelbësore, gjatë së cilës Leclerc dhe Sainz do të jenë në gjendje të vendosin kontaktin e parë me makinën e Formula 1 që do të marrin në Kampionatin Botëror./UBTNews/

Exit mobile version