Mbrëmë u luajtën katër sfidat e para çerekfinale të Europa League, ku nuk mungoi spektakli.
Padyshim që surpriza ishte përballja e Atalantës ndaj Liverpoolit, ku këta të fundit pësuan plot tri gola në “Anfield”. Në ndeshjen tjetër, Leverkuseni i Granit Xhakës mposhti West Hamin me rezultatin 2-0.
Gjithashtu festoi Roma në “San Siro” kundër Milanit, por edhe Benfica ndaj Marseille.
Ndërkohë “Sofa Score” ka publikuar 11-shen më të mirë të Europa League, ku nuk mungon Gjimshiti dhe Xhaka./UBTNews/