Dy ndeshje mjaft interesante po zhvillohen sot në kuadër të javës së 24-të në BKT Superligën e Kosovës.
Sa i përket derbit mes intelektualëve dhe skifterave, vendasit kanë më shumë nevojë për tre pikë të reja për shkak se me një humbje eventuale mund të mbeten shumë prapa në garën për titull. Ata kanë 41 pikë në vendin e tretë, kurse Gjilani është i dyti me 46 pikë.
Këto janë formacionet zyrtare:
Drita: Maloku, Limani, Cuculi, Balde, Blakqori, Fazliu, Jashari, Namani, Muja, Ajzeraj, Tahiri
Gjilani: Koliqi, Sorsa, Halili, Prekazi, Hoxha, Dabiqaj, Useini, Musolli, Kelmendi, Progni, Krasniqi
Kurse në përballjen mes Llapit dhe Drenicës, llapjanëve pas humbjes kundër Ballkanit iu duhen pikët e plota për të qenë më afër kreut, Llapi gjendet në pozitën e katërt me 39 pikë kurse Drenica renditet e pesta me 31 pikë.
Formacionet zyrtare të këtyre dy ekipeve janë:
Llapi: Coric; Idrizi, Peposhi, Rivera, Krasniqi; Ramadani, Shabani, Fazliu, Maliqi; Veliu, Neto
Drenica: Smakiqi; Lushtaku, Kapra, Abazi, Arrabal; Dushi, Dervishaj, Gashi, Zabërgja; Hamiti, Uka./UBTNews/