UBT News

Formacionet zyrtare të Chelseat dhe Al-Hilal

Me fillim nga ora 17:30 do të zhvillohet ndeshja mes skuadrës së Al-Hilal dhe kampionit evropian Chelsea, e vlefshme kjo për gjysmëfinalen e Kupës së Botës për klube.

Mbrëmë u caktua finalisti i parë i kësaj gare, ku skuadra e Palmeiras e mposhti me rezultat 2:0 Al Ahlyn, ndërsa sot mbetet të vendoset edhe finalisti i fundit.

Në garën deri në gjysmëfinale, Chelsea kaloi pa përballje duke u kualifikuar automatikisht, kurse Al-Hilali triumfoi në çerekfinale duke e mposhtur me rezultat të thellë 6:1 Al Jaziran.

Sa i përket ndeshjes së sotme, mungesa të lojtarëve do të ketë vetëm te “Blutë” e Londrës, ku nuk do të paraqiten James, Chilwell dhe Loftus-Cheek.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë:

Al-Hilal (4-2-3-1): Almuaiouf; Alburayk, Jang, Al Bulayhi, Shahrani; Cuellar, Kanno; Salem, Pereira, Marega; Ighalo

Chelsea (3-4-2-1): Kepa; Christensen, Thiago Silva, Rudiger; Azpilicueta, Jorginho, Kovacic, Alonso; Ziyech, Havertz; Lukaku

Exit mobile version