Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “St. James Park” do të jetë nikoqir i ndeshjes tejet interesante mes Newcastle United dhe Paris Saint-Germain, e vlefshme kjo për xhiron e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Newcastle e shënoi rikthimin në këtë garë me barazim pa gola me Milanin, kurse PSG e nisi sezonin e ri me fitore 2:0 ndaj Borussia Dortmundit, raporton KosovaPress.
Momentalisht, Newcastle zë vendin e dytë në Grupin F me një pikë, krahas PSG që është lider me tre pikë.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Newcastle nuk do të paraqiten Barnes, Botman, Willock dhe Wilson, kurse te PSG mungojnë Asensio, Kimpembe, Mendes dhe Rico.
Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.
Newcastle United (4-3-3): Pope; Trippier, Schar, Lascelles, Burn; Longstaff, Tonali, Guimaraes; Almiron, Isak, Gordon
Paris Saint-Germain (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Skriniar, Hernandez; Vitinha, Ugarte, Zaire-Emery; Dembele, Kolo Muani, Mbappe