Forcat ruse kanë kapur gjysmën e Sievierodonetsk-ut, qytetit lindor të Ukrainës që është kyç në përpjekjet e Moskës për të përfunduar kapjen e rajonit industrial Donbas, tha kryetari i qytetit të martën.
“Qyteti është duke u shkatërruar në thelb pa pikë mëshire bllok pas blloku”, deklaroi Oleksandr Striuk.
Striuk tha se luftimet e rënda në rrugë vazhduan dhe breshëritë e artilerisë kërcënuan jetën e rreth 13 mijë civilëve që ende strehohen në qytetin e shkatërruar që dikur ishte shtëpia e më shumë se 100 mijë njerëzve.
Një sulm ajror rus në Sievierodonetsk goditi një rezervuar me acid nitrik në një fabrikë kimike, duke shkaktuar një rrjedhje të madhe tymi, sipas Serhiy Haidai, guvernator i rajonit të Luhansk./UBTNews/