Forcat amerikane kryen tre bastisje në Sirinë lindore dhe arrestuan gjashtë militantë të Shtetit Islamik (IS), njoftoi sot Komanda Qendrore e SHBA.
Në deklaratë thuhet se bastisjet u kryen në 48 orët e mëparshme dhe se një nga militantët e arrestuar u identifikua si Al-Zubaidi, një zyrtar i lartë i grupit sirian IS që vepronte në brendësi të vendit.
Al-Zubaidi ishte i përfshirë në planifikimin dhe ekzekutimin e sulmeve në Siri, theksohet në njoftimin për shtyp.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Mbretërinë e Bashkuar tha se dy nga tre sulmet u kryen në rajonet Deir al-Zour dhe Hasakah dhe se dy luftëtarë nga Forcat Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët u plagosën.
Observatori i identifikoi katër të arrestuarit si tregtarë armësh turkmenë të lidhur me IS.