UBT News

Font: Është koha e fushatës, është normale të dëgjojmë emra të popullarizuar

Kandidati për president të Barcelonës, Victor Font, ka thënë për Goal se nuk do t’ i përsëritë gabimet e njëjta sikurse kandidatët tjerë duke bërë premtime të paarritshme për transferime.

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, është lidhur së fundmi me një kalim në Camp Nou, megjithëse klubi nuk ka fonde për një transferim të tillë.

Për këtë arsye, Font nuk dëshiron të jap shpresa të rrejshme dhe e ka kujtuar vitin 2003, kur Joan Laporta (që është sërish kandidat) kishte premtuar se do ta transferonte David Beckhamin nga Manchester Unitedi, derisa më pas mesfushori anglez nënshkroi për rivalin Real Madrid.

“Është koha e fushatës, prandaj është normale të dëgjojmë emra të popullarizuar, mirëpo tifozët janë të mençur dhe e dinë për herë të parë në histori se nuk ka të bëjë me premtimin e një emri mahnitës, siç ndodhi me Beckham në vitin 2003”, ka thënë ai.

Një tjetër emër që lidhet me rikthimin në Camp Nou është sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Neymar. Font thotë se është një fans i madh i brazilianit, por nuk mendon se ai mund të kthehet në Kataluni.

Exit mobile version