Fondi i bizneseve prej 5 milionë eurosh në komunën e Prishtinës do të fillojë së zbatuari prej sot. I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti njofton se çdo biznes që ka pësuar humbje nga pandemia, mund të aplikojë për këtë grant.
“Çdo biznes i cili ka qarkullim deri në 50,000 euro në vit e që ka pësuar humbje nga pandemia do të mund të aplikojë për ndihmë në formë granti nga Komuna e Prishtinës. Aplikimi është i thjeshtë, vegëza në vazhdim ju dërgon në faqen ku duhet të i plotësoni të dhënat e kërkuara”, shkroi Ahmeti mes tjerash në Facebook./UBTNews