UBT News

Fondacioni Japonez, në mbështetje të botimeve të letërsisë shqipe

Drejtorja e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit (QKLL), Alda Bardhyli, ka zhvilluar një sërë takimesh që kishin në fokus tematika e përkthimit dhe përhapjes së letërsisë shqipe në gjuhë dhe kultura të tjera. Takimet ishin një mundësi për të thelluar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të eksploruar mundësitë për promovimin e letërsisë shqiptare jashtë kufijve të vendit.

Një prej takimeve më të rëndësishme ishte ai me Jan Maibom, sekretarin e parë dhe drejtorin e zyrës së Kulturës dhe Shtypit në Ambasadën Gjermane në Tiranë, dhe Kohei Tsuboi, sekretarin e parë dhe përgjegjësin për Kulturën në Ambasadën Japoneze. Takimi nxori në pah sfidat që hasin autorët dhe përkthyesit për të sjellë në gjuhë të tjera veprat e letërsisë origjinale japoneze, një situatë e cila është theksuar si një pengesë e rëndësishme për të rritur prezencën e kësaj letërsie në tregjet ndërkombëtare.

Sipas QKLL-së, Fondacioni Japonez, me seli në Romë, mund të ofrojë një mbështetje të vlefshme për botimet shqiptare, duke ofruar mundësi për përkthime dhe promovimin e autorëve shqiptarë në Japoni dhe në të tjera gjuhë. Ambasada Japoneze ka shprehur gatishmërinë për të organizuar dhe mbështetur aktivitete të ndryshme që lidhen me letërsinë, por edhe me artin japonez, duke hapur mundësi të reja për bashkëpunim kulturor midis dy popujve./UBTNews/

Exit mobile version