Rihanna po mbështet idenë se ndryshimi i klimës është një çështje e drejtësisë sociale duke premtuar 15 milionë dollarë (13.2 milionë euro) për lëvizjen, përmes fondacionit të saj Clara Lionel.
Këngëtarja njoftoi të martën se donacioni për 18 organizata të drejtësisë klimatike do të kontribuojë në shtatë vende të Karaibeve dhe në Shtetet e Bashkuara, shkruan Euronews, përcjell UBT News.
“Fatkeqësitë klimatike, të cilat po rriten në frekuencë dhe intensitet, nuk prekin të gjitha komunitetet në mënyrë të barabartë, komunitetet me ngjyrë dhe kombet ishullore përballen me barrën e ndryshimeve klimatike”, tha ajo, e cila është nga ishulli lindor i Karaibeve, Barbados.
Grantet, të bëra në partneritet me nismën filantropike StartSmall të bashkë-themeluesit të Twitter, Jack Dorsey, përqendrohen në grupe me lidere femra, LGBT, me ngjyrë dhe indigjene, sepse sipas tyre, ata janë në rrezik më të madh./UBTNews/