Fondacioni Shawn Carter i Jay-Z mblodhi 20 milionë dollarë në një ngjarje gala të fundit.
Fondacioni Shawn Carter – i bashkëthemeluar nga reperi dhe nëna e tij Gloria Carter në 2003 – organizoi një gala në New York City të premten. Gjatë galës, fondacioni mblodhi 20 milionë dollarë për të ndihmuar ata që përballen me vështirësi socio-ekonomike për të vazhduar arsimimin e tyre përtej institucioneve të mesme.
Mbledhja e fondeve përfshinte një donacion prej 10 milionë dollarësh nga Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, si dhe 2 milionë dollarë nga kontributi vjetor i bashkëthemeluesit të Twitter, Jack Dorsey për fondacionin.
Të ftuarit muzikorë përfshinin DJ Khaled, Lil Uzi Vert, Meek Mill, Babyface, Miguel, Tinashe, A$AP Ferg dhe Saint Jhn, ndërsa Regina Hall, Chazz Palminteri, Angie Martinez, Corey Gamble dhe Zane Lowe./UBTNews/