UBT News

Foda publikon listën e zgjeruar për miqësoret ndaj Çekisë dhe Andorrës

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka bërë publike listën e zgjeruar të futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore që “Dardanët” do t’i zhvillojnë ndaj Çekia dhe Andorra.

Kosova fillimisht do të përballet me Çekinë më 31 maj 2026 në Pragë, në stadiumin epet ARENA, me ndeshjen që nis nga ora 16:00.

Ndërkohë, më 7 qershor 2026, “Dardanët” do ta zhvillojnë miqësoren e dytë kundër Andorrës në stadiumin Fadil Vokrri, duke filluar nga ora 20:00.

Para grumbullimit, Foda do të mbajë konferencë për media më 27 maj, nga ora 15:30, në Emerald Hotel, ku pritet të flasë për synimet dhe përgatitjet e ekipit.

Këta janë të përzgjedhurit e Fodës për listën e zgjeruar të Kosovës për ndeshjet miqësore të muajit qershor.

Exit mobile version