Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar për aktivitetet zyrtare të Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Sllovenisë për ditën sotme në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen mes dy përfaqësueseve.
Në orën 16:30 do të mbahet konferenca për media e Kombëtares së Kosovës, ku para gazetarëve do të dalë përzgjedhësi Franco Foda.
Ndërkaq, në orën 17:00 “Dardanët” do të zhvillojnë stërvitjen zyrtare në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Më vonë, në orën 20:00, do të mbahet edhe konferenca për media e Kombëtares së Sllovenisë, po ashtu në të njëjtin stadium./S.K/KP/FFK/