UBT News

Foda flet për tre risitë e Kosovës: “E kanë merituar ftesën”

Screenshot

“Ne kemi tre lojtarë të rinj të ftuar. Avdyli ka pasur një sezon shumë të mirë dhe ka bërë paraqitje jashtëzakonisht të mira. Ka luajtur në krahun e majtë, por e kemi parë edhe në fazën ofensive. Mund të luajë në disa pozita dhe e ka merituar ftesën.

Kaçurri luan në Austri dhe e njoh prej një kohe më të gjatë. Është një lojtar me potencial të madh dhe mund të jetë shumë i rëndësishëm për të ardhmen.

Sa i përket Osmanit, kemi qenë në kontakt prej disa muajsh. Ai ka luajtur në mënyrë të shkëlqyer dhe më ka bindur me paraqitjet e tij. Të gjithë kemi pasur kontakt me të, duke filluar nga presidenti, drejtori i Kombëtares dhe unë.

Ai luan me zemër për Kosovën dhe me shumë pasion. Kjo është diçka që më pëlqen te lojtarët,  kur luajnë me pasion për Kosovën.

Megjithatë, secili lojtar duhet të dëshmojë veten që nga fillimi. Kemi katër ndeshje përpara dhe të gjithë lojtarët na nevojiten.”

D.L

Exit mobile version