Sulmuesi kosovar i Lille, Edon Zhegrova, ka arritur një arritje të rëndësishme duke u renditur në mesin e dhjetë futbollistëve më të vlerësuar në top pesë ligat evropiane për këtë edicion.
Zhegrova është bërë njeriu i momentit për klubin e Lille, duke shënuar gjashtë gola në tetë ndeshje në të gjitha garat, dhe paraqitjet e tij të shkëlqyera kanë tërhequr vëmendjen e faqes së njohur të statistikave, Sofascore.
Sipas Sofascore, Zhegrova ka arritur të renditet i nënti me një mesatare të notës prej 8.10. Në krye të listës ndodhet ylli i Bayer Leverkusen, Florian Wirtz, me notën më të lartë prej 8.65. Pas tij, në vendin e dytë, është Harry Kane me 8.50, ndërsa Erling Haaland mbyll trio-n e parë me notë 8.42.
Në vendin e katërt renditet Raphinha me mesatare 8.33, ndërsa pas tij vijojnë Lamine Yamal (8.32) dhe Achraf Hakimi (8.22). Kevin de Bruyne zë vendin e shtatë me notë 8.20, e teta është Vincenzo Grifo me 8.18, dhe pozita e dhjetë i takon Mohamed Salah me notë 8.04.
Edon Zhegrova vazhdon të dëshmojë talentin e tij në nivelin më të lartë, dhe pritet të vazhdojë me performanca të shkëlqyera në ndeshjet e ardhshme./UBTNews/