Mesfushori i djathtë Florian Haxha nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë Përfaqësuesen e Kosovës për dy ndeshjet e këtij muaji për shkak të gjendjes shëndetësore.
Lajmin e bëri të ditur të martën Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).
“Mesfushori i skuadrës polake, Motor Lublin, Florian Haxha, nuk do të jetë pjesë e grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Suedisë, për shkak të gjendjes shëndetësore,” njoftoi FFK-ja.
Përndryshe, 23-vjeçari Haxha ka luajtur këtë edicion tre ndeshje me Motor Lublinin, ndërsa me Përfaqësuesen e Kosovës ka regjistruar dy paraqitje. /A.Z/UBT News/