UBT News

Florentino Perez s’ka rivalë, do të jetë president i Realit deri në vitin 2029

Florentino Perez ka siguruar një tjetër mandat si president i Real Madridit, duke mbetur në krye të klubit deri në vitin 2029.

Sipas mediave spanjolle, askush nuk guxoi të sfidonte Perezin, meqë ai është konsideruar një figurë e pakontestueshme pas sukseseve të shumta të klubit, përfshirë triumfet në Champions League dhe vendimet e shkëlqyera në merkato. Dita e sotme shënoi afatin e fundit për regjistrimin e kandidaturave për postin, por asnjë emër tjetër nuk hyri në garë.

Me Perezin në krye, Real Madridi ka konsoliduar statusin si një nga klubet më të suksesshme dhe më të fuqishme ekonomikisht në botë, duke konfirmuar lidershipin e tij të padiskutuar./UBTNews/

Exit mobile version