Brad Pitt e shmangi tapetin e kuq në Oscars 2021, por sigurisht që u shfaq për të mbështetur aktoren nga Koreja e Jugut e cila fitoi çmimin si “Aktorja më e mirë në rol joprotagonist” për rolin e saj në “Minari”, film i prodhuar nga kompania e Pitt, Plan B Entertainment. Brad u shfaq me një smoking klasik dhe me një model flokësh që ra jo pak në sy.
Rrjetet sociale e përqendruan vëmendjen te topuzi i çrregullt i Pitt. “Unë bëra një maskë për flokët në dush sot, piva një vitaminë për t’u dhënë shkëlqim, por ende mendoj që flokët e mi nuk duken aq këndshëm dhe me shkëlqim sa topuzi i Brad Pitt,” shkroi dikush në Twitter.
“Ky është fillimi i fushatës së Brad Pitt për të sjellë sërish trendet e viteve ’90,” tha dikush tjetër.
Yuh-jung Youn është aktorja e parë koreane që fiton çmim në Oscar për aktrim. Gjatë fjalimit të saj, ajo përshëndeti mes emocioneve Brad Pitt, ku qartazi nuk e shprehu dëshirën e hershme për ta takuar.
Filmi “Minari” trajton historinë e një familjeje koreane që lëviz në Arkansas në kërkim të ëndrrës amerikane.