UBT News

Flitet për 12 të arrestuar pas dhunës në përballjen Trabzonspor – Fenerbahçe

Turqia vazhdon të jetë e tronditur pas ngjarjes që ndodhi në fund të ndeshjes Trabzonspor – Fenerbahçe, të dielën e kaluar.

Teksa skuadra mysafire po festonte fitoren, një grup i madh tifozësh nga skuadra vendase pushtoi fushën duke i sulmuar fizikisht futbollistët mysafirë.

Mirëpo për gjithë këtë ndodhi, autoritetet turke kanë ndërmarrë masa. Ndërsa edhe Ministri i Brendshëm njoftoi se po kryhen disa hetime për të identifikuar përgjegjësit e ngjarjes dhe për t’i ndëshkuar.

“Nuk është aspak e pranueshme që dhuna të ndodhë në fushat e futbollit”, deklaroi ai.

Në të njëjtën kohë, Federata Turke e Futbollit njoftoi se do të ketë “ndëshkime të nevojshme penale për ata që janë përgjegjës për incidentet”. Media lokale flasin, për momentin, për 12 të arrestuar.

Ndërkaq, thuhet se lojtarët e Fenerbahçes kanë pritur rreth tri orë brenda stadiumit pas ndeshjes. Policia duhej të siguronte më parë të gjitha daljet nga fusha e Trabzonsporit. Sapo doli jashtë, autobusi shkoi direkt në pistë, ku priste avioni për në Stamboll, për të shmangur problemet në aeroport.

Po ashtu edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, dënoi atë që ndodhi:

“Dhuna e dëshmuar pas ndeshjes së Superligës së Turqisë mes Trabzonsporit dhe Fenerbahçes është absolutisht e papranueshme. Brenda apo jashtë fushës, ajo nuk ka vend në sportin tonë apo në shoqërinë tonë. E kam thënë më parë dhe po e them edhe një here, pa përjashtim, në futboll, të gjithë lojtarët duhet të jenë të sigurt dhe të mbrojtur për një lojë që sjell kaq shumë gëzim për kaq shumë njerëz në mbarë botën. U bëj thirrje autoriteteve përkatëse të sigurojnë që kjo të respektohet dhe autorët e ngjarjeve tronditëse në Trabzon të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre”./UBTNews/

Exit mobile version