Të gjithë mbetën të shokuar nga fitorja e Arabisë Saudite ndaj Argjentinës, madje me përmbysje të rezultatit nga 1-0 në 2-1.
I zhgënjyer tej mase është shprehur edhe sulmuesi Lautaro Martinez i cili pas ndeshjes ka pranuar se humbja erdhi për shkak të gabimeve të tyre.
“Ne e humbëm ndeshjen për shkak të gabimeve tona, veçanërisht në pjesën e dytë. Ka detaje që bëjnë diferencën dhe ne duhet të ndërhyjmë atje për të korrigjuar gabimet. Sigurisht që dhemb shumë, ne kemi dashur ta nisim këtë Botëror në një mënyrë tjetër. Kështu shkoi, tani duhet të reagojmë, duke e ditur se tani çdo ndeshje është më vendimtare se kurrë”, ka thënë sulmuesi i Interit.
Situata mund të vështirësohet për Argjentinën në grupin C pasi tani duhet të përballet me dy rivalë që potencialisht janë më të fortë se Arabia Saudite siç janë Polonia dhe Meksika.