UBT News

Flet drejtori sportiv i Sevillas: Kounde mund të largohet

Një ndër spekulimet më të përfolura ditëve të fundit ka qenë edhe transferimi i Jules Kounde nga Sevilla tek skuadra e Chelseat.

Por, marrëveshja mes dy klubeve tani thuhet se ka dështuar pasi që Chelsea ka refuzuar të paguajë dëmshpërblimin prej 80 milionë eurosh për mbrojtësin francez.

Rreth situatës së Koundes ka folur edhe drejtori sportiv i Sevillas Monchi, i cili e ka bërë të qartë që francezi mund të largohet vetëm nëse paguhet shuma të cilën po e kërkon klubi i Sevillas.

“Jules Kounde ka shanse që të largohet nga klubi vetëm nëse ndonjë klub i interesuar paguan klauzolën e lirimit të tij. Chelsea kishte bërë një ofertë javën e kaluar por neve nuk na pëlqeu ajo”, tha Monchi.

“Nëse nuk ka një ofertë me të cilën ne mund të investojmë në mënyrë të mirë, atëherë nuk do të pranohet. Kounde e din këtë gjë dhe është në aspektin profesional ai është fantastik. 20 gushti ishte dita e fundit për shanset e transferimit të Koundes, dhe më 25 gusht arriti oferta për të, ofertë të cilën ne e refuzuam”, shtoi drejtori sportiv i Sevillas.

Klauzola e lirimit të Koundes është në regjionin e shumës prej 75 milionë eurosh deri në 80 milionë me bonuse. Nëse nuk arrihet kjo shumë nga klubet e interesuara, Sevilla nuk ka për qëllim që të hyjë në negociata.

Exit mobile version