Skuadra e Flamurtarit të Prishtinës ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Jeton Nesimi.
“KF Flamurtari sot me datë 10.01.2021 ka arritur marrëveshje dypalëshe me trajnerin e mirënjohur z.Jeton Nesimi për shkëputje të kontratës ku të dyja palët janë ndarë shumë mirënjohese nga njëra tjetra.Klubi e falënderon dhe I uron suksese në vazhdim trajnerit”, thuhet në njoftimin e KF Flamurtari.
Të kujtojmë se Flamurtari bën gara në Ligën e Parë të Kosovës në futboll në Grupin B.