Klubi i futbollit Flamurtari ka emëruar trajnerin e ri. Në krye të skuadrës do të jetë Erdin Hashani pasi njoftimi është dhënë sot në faqen zyrtare të klubit.
“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me trajnerin Erdin Hashani”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga klubi.
Hashani është trajner i njohur në futbollin kosovar, i cili ka arritur rezultate të mira me ekipet paraprake. Klubi dhe Hashani kanë nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2024/25, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër./UBTnews/