UBT News

Fjalësi i “Enciklopedisë shqiptare” do të miratohet brenda 15 majit

Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u zhvillua mbledhja e redaksisë qendrore dhe vendore të Tiranës për projektin e “Enciklopedisë shqiptare”. Takimi kishte për qëllim shqyrtimin e konkluzioneve të takimit dyditor të redaksive Shqipëri-Kosovë, që u mbajt në Vërmicë më 25-26 mars 2025, dhe ecurinë e mëtejshme të projektit.

Gjatë mbledhjes, u diskutua për miratimin e fjalësit të “Enciklopedisë shqiptare”, që pritet të realizohet deri më 15 maj. Ky miratim do të mundësojë kalimin në fazën e kategorizimit të artikujve dhe përcaktimin e autorëve që do t’i hartojnë ata. Akademik Gjinushi njoftoi se në takimin e Vërmicës u formuluan disa detyra dhe rekomandime për redaksitë përkatëse, të cilat do të përmblidhen në një udhëzues për të orientuar punën e mëtejshme.

Dr. Arian Leka, Drejtori i Qendrës së Botimeve Enciklopedike dhe Albanologjike, theksoi rëndësinë e verifikimit të plotësimit të kritereve për çdo artikull, pasi 70% e “Enciklopedisë shqiptare” është material i ri, që kërkon një shqyrtim të kujdesshëm dhe të detajuar.

 

Exit mobile version