UBT News

Fituesja e çmimit Nobel i bashkohet nismës për bojkotimin e institucioneve kulturore gjermane

Më shumë se 500 artistë, kineastë, shkrimtarë dhe punonjës në institucione kulturore kanë nisur një nismë kundër qëndrimit të Gjermanisë ndaj luftës së Izraelit në Gaza, duke u bërë thirrje krijuesve të tërhiqen nga bashkëpunimi me shoqatat e financuara nga shteti gjerman.

Kjo nismë e cila nisi këtë javë, u mbështet nga autorja franceze e çmimit Nobel për letërsi, Annie Ernaux, si dhe poeti e aktivisti palestinez, Mohammed El-Kurd, pretendon se Gjermania ka miratuar “politika që shtypin lirinë e shprehjes, veçanërisht shprehjet e solidaritetit me Palestinën”.

Artistë të tjerë të përfshirë janë aktorja amerikane, Indya Moore, fituesja britanike e çmimit Turner, Tai Shani dhe këngëtari libanez i rock-ut alternativ, Hamed Sinno, nga ish-grupi i famshëm, Mashrou’ Leila.

Sipas nënshkruesve të nismës, veprimet e autoriteteve gjermane gjatë 97 ditëve të fundit të luftës kanë pasur një efekt rrëqethës në të gjithë vendin, veçanërisht në art./UBTNews/

Exit mobile version