Grupi i famshëm ukrainas i rap-it, Kalush Orchestra, i cili së fundmi triumfoi në Eurovision, po nxjerr në ankand trofeun e tij për të mbledhur fonde për ushtrinë ukrainase, njoftoi grupi në Instagram të mërkurën. Oleh Psiuk, frontmeni i grupit, ofroi gjithashtu kapelën e tij me nënshkrim.
Grupi kohët e fundit njoftoi se do të udhëtonte drejt Evropës për të mbledhur fonde për Ukrainën dhe forcat e saj të armatosura.
Kalush Orchestra fitoi kompeticionin më 15 maj me këngën “Stefania”, që u shkrua për të ëmën e frontmenit të grupit. Grupi mposhti rivalët kryesorë nga Britania e Madhe dhe Spanja.
Kjo ishte ngjarja e parë e madhe kulturore në të cilën ukrainasit kanë marrë pjesë që nga pushtimi i Rusisë në muajin shkurt, dhe publiku valëviti flamurin kombëtar të Ukrainës blu dhe të verdhë gjatë mbrëmjes./UBTNews/