Gazeta e pavarur ruse Novaya Gazeta do të nxjerrë në ankand medaljen e Çmimit Nobel për Paqen të fituar nga kryeredaktori i saj Dmitry Muratov – në ndihmë të refugjatëve ukrainas.
Në një deklaratë të botuar në faqen e internetit të gazetës të martën, Muratov tha se një mori “fëmijësh të plagosur dhe të sëmurë” që kërkonin “trajtim urgjent” e detyruan atë të ofronte medaljen prestigjioze.
Muratov, bashkëthemeluesi i Novaya Gazeta, fitoi Çmimin Nobel për Paqen tetorin e kaluar për mbrojtjen e tij të palodhshme të lirisë së fjalës në Rusi.
Kryeredaktori në deklaratë theksoi nevojën urgjente për një armëpushim, shkëmbim të të burgosurve dhe sigurimin e korridoreve humanitare.
Të ardhurat nga shitja e medaljes do të shkojnë për Fondacionin e Ndihmës për Refugjatët ukrainas, një organizatë joqeveritare që përpiqet të “sigurojë mbështetje morale dhe materiale për refugjatët nga Ukraina”./UBTNews/