Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, argjentinasi që fitoi Kupën e Botës, Papu Gomez do të suspendohet menjëherë nga çdo aktivitet i futbollit.
Gomez pritet të suspendohet për dy vitet e ardhshme, pasi që ka rezultuar pozitiv në testin e dopingut, raporton KosovaPress.
“Relevo” bën të ditur se Gomez është suspenduar zyrtarisht sot, ndërsa ka mbetur vetëm konfirmimi përmes një deklarate.
Gomez u largua nga Sevilla në muajin gusht, ndërsa së fundmi nënshkroi me skuadrën e Serie A, Monza.