Fituesi i Kupës së Botës për Klube në futboll do të shpërblehet me një çmim rekord prej 125 milionë dollarësh, sipas njoftimit të FIFA-s. Ky informacion vjen pasi FIFA ka publikuar detaje për shpërndarjen e një totalit prej 1 miliardë dollarësh për 32 ekipet që do të garojnë në formatin e ri të këtij turneu. Kjo shumë do të ndahet në dy kategori: 475 milionë dollarë për rezultatet sportive dhe 525 milionë dollarë për pjesëmarrje.
Në këtë kompeticion, që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara nga 14 qershori deri më 13 korrik, klubet evropiane do të marrin shumicën e shpërblimeve për pjesëmarrje. Sipas kriterëve të përcaktuara, klubet evropiane mund të fitojnë mesatarisht nga 12.81 milionë dollarë deri në 38.19 milionë dollarë. Ekipet nga Amerika e Jugut do të shpërblehen me 15.21 milionë dollarë secili, ndërsa ekipet nga Amerika e Veriut, Qendrore dhe Karaibet, Azia dhe Afrika do të marrin 9.55 milionë dollarë. Ekipi i vetëm nga Oqeania, Auckland City, do të marrë një shpërblim prej 3.58 milionë dollarësh./UBTNews/